Kërkohet paraburgim ndaj personit që u kap me 67 kilogramë drogë

Prishtinë | 08 Maj 2019 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit H.SH nga Rahoveci, i cili dyshohet se ka mbajtur në fshehtësi 67 kilogramë substanca narkotike.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “ blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë pas kontrollimit në shtëpinë e tij në garazh i kanë gjetur të fshehura tre paketime të mëdha, të mbushura me substancë në formë bari, e që dyshohet të jetë e llojit marihuanë në peshë prej 67 kilogramë.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit H. Sh., ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme