Kërkohet sensibilizim dhe edukim i qytetarëve për rëndësinë e mjedisit

Prishtinë | 26 Jan 2018 | 17:09 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata joqeveritare “Sensibilation and Education for European Future” (SEEF) organizoi konferencë me rastin e Ditës Botërore të Edukimit Mjedisor, e cila shënohet në tërë botën me 26 janar.

Kjo ditë e rëndësishme mjedisore shënohet në Kosovë për herë të parë këtë vit, raporton Ekonomia Online.

Kjo konferencë kishte për qëllim sensibilizimin dhe edukimin e qytetarëve për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit.

Me këtë rast është paraqitur një analizë-shqyrtimi i nivelit të lartë rreth ndotjes së mjedisit, mbrojtja dhe edukimi si masë preventive në ruajtjen e tij.

Sabit Restelica, nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë, në kuadër të Ministrisë së Mjedisit, tha se për Prishtinën është hartuar projekti për trajtimin e ujërave urbane.

“Lajmi më i mirë është që edhe për komunën e Prishtinës është hartuar një projekt mjaft i kushtueshëm, por shumë i rëndësishëm, i shumëpritur. Strukturat e financimit të projektit janë qartësuar dhe do të fillojnë procedurat e realizimit të projektit për trajtimin e ujërave urbane”, tha Restelica.

Ai tha se gjendja e ujërave nuk është e mirë, pasi që në ujërat akumuluese rrjedhin dhe shkarkohen ujërat urbane dhe industriale pa asnjë trajtim.

“Gjendja e ujërave nuk mund të jetë e mirë meqenëse në ujërat akumuluese rrjedhëse të Kosovës, qarkullojnë rrjedhin shkarkohen të gjitha ujërat urbane, industriale pothuajse pa asnjë trajtim. Të vetmin objekt të trajtimit të ujërave urbane e kemi në Skenderaj. Janë disa iniciativa, disa projekte në disa komuna të Kosovës të ndërtohen apo instalohen kapacitete për trajtimin e ujërave urbane”, shtoi Restelica.

Ndërsa, Liridon Gashi nga SEEF, tha se edhe me investimet në “Termokos” për koogjenerimin dhe ndërrimin e filtrave në termocentralin “Kosova A”, niveli i ndotjes në Prishtinë është i njëjtë, raporton EO.

“Qëllim i takimit tonë ka qenë ngritja e shqetësimit për nivelin e lartë të ndotjes sidomos në Prishtinë, ne jemi organizatë që jemi formuar tash, prej hulumtimeve tona të nxjerra nga raportet e cilësisë së ajrit, që i ka formuar Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit që është në kuadër të MMPH-së”.

“Fatkeqësisht përkundër investimeve në ‘Termokos’ me projektin e koogjenerimit dhe  investimet në filtra në termocentralin ‘Kosova A’, prapë niveli i ndotjes është si më parë”, tha Gashi.

Të ngjashme