Hedhet shorti: PAN – 12, LDK-AKR – 16, VV – 35 (Dokument)

Prishtinë | 26 Maj 2017 | 11:47 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë hedhjen e shortit rreth renditjes së subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.

Koalicioni PDK-AAK-NISMA ka marrë numrin 12, ndërkaq koalicioni LDK-AKR-Alternativa në shortin e KQZ-së mori numrin rendor 16.

Lëvizja Vetëvendosje do të ketë numrin 35 në fletëvotim në zgjedhjet e 11 qershorit, kjo pas tërheqjes së shortit nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Partia Fjala në fletëvotim ka numrin 29, ndërsa Lista serbe ka numrin 22 në fletëvotimin për zgjedhjet e parakohshme.
Fillimisht një zyrtar i KQZ ka tërhequr emrin e subjektit politik ndërsa një përfaqësues subjektit politik ka bërë tërheqjen e numrit.

Valdete Daka, kryetare e KQZ-së ka thënë se organizimi i zgjedhjeve në një vend është një ndër organizimet më të mëdha që gjithashtu kërkon përkushtim të madh.

Sipas saj, KQZ është në rrugë të mbarë dhe metën të vendosur që do të punojmë në organizimi i zgjedhjeve do të bëhet ashtu siç kërkohet me ligj dhe Kushtetutë.

“Ju njoftoj e do të kemi vëzhgues nga e tërë bota për të parë se si do të mbahen zgjedhjet andaj ju ftojë që të bëhemi shembull në botë përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike”, ka sqaruar Daka.

Në ceremoninë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë marrë pjesë përfaqësuesit e partive politike dhe ambasadori i OSBE-së në Kosovë.

Përndryshe janë 26 subjekte politike që garojnë për zgjedhjet e 11 qershorit.

Të ngjashme