“Këta nuk janë njerëz”, Ilirit i humbet durimi me banorët e tjerë të “Big Brother VIP”

Prishtinë | 15 Nën 2021 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Balerini, Iliri Shaqiri duket se nuk është aspak i kënaqur nga banorët e tjerë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP” dhe problemet që ka me ta i ka diskutuar gjatë një bisede me Sabianin.

Ai ka thënë se në shtëpi sheh gogola, duke iu referuar banorëve dhe shtoi se ata nuk janë njerëz.

Kujtojmë që gjatë javës së kaluar Iliri dhe Sabiani patën disa mosmarrëveshje për shkak të lojës në çift. Gjatë spektaklit, Sabiani sqaroi se do të donte të luante vetëm, pasi ndihej gjatë gjithë kohës në siklet nëse Ilirit do t’i mbetej hatri nëse ai rrinte me Donaldin, apo banorë të tjerë me të cilët Iliri nuk shkon mirë.

Të ngjashme