Këto janë masat që komuna e Ferizajt i ka propozuar për qytetarët dhe bizneset

Prishtinë | 12 Pri 2020 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Ferizajt ka paraqitur disa rekomandime për marrjen e masave mbrojtëse gjatë periudhës së Emergjencës së Shëndetit Publik.

Në njoftim bëhet e ditur se dyqanet dhe bizneset tjera duhet të kufizojnë numrin e klientëve që janë Brenda, të bëhet dezinfektimi i shportave, të sigurohet furnizimi me dorëza dhe maska.

Në lokale dhe hapësira të dyqaneve, supermarketeve, bizneseve tjera të vogla:

1. Përcaktimi i një numri të kufizuar të klientëve që mund të marrin shërbimet në lokal/dyqan/ market brenda të njëjtës kohë;
2. Mbajtja e rendit në hyrje dalje të rregullohet nga një person i vecantë;
3. Brenda lokalit të ketë rregulla të qarta që sigurojnë lëvizjen në distancë fizike të nevojshme;
4. Të vendosen shenja orientuese në hyrje dhe brendi të lokalit;
5. Të bëhet dezinfektimi i karrocave dhe shportave menjëherë pas përdorimit para se të merret në shfrytëzim nga konsumatori vijues;
6. Të sigurohet furnizimi me dorëza ose dezinfektimi i duarve të klientëve në momentin e hyrjes në objekt dhe para fillimit të marrjes së shërbimit;
7. Të sigurohet bartja e maskave mbrojtëse për stafin;
8. Të vendoset mbrojtja me pleksiglas (ose material tjetër mbrojtës i tejdukshëm) te arka;
9. Të sigurohet dezinfektimi i vazhdueshëm i hapësirave dhe sipërfaqeve të lokalit;
10. Kontakti me monedhat/të hollat dhe aparatet e pagesave të bëhet nga një person i caktuar i vecantë, i cili nuk i prek artikujt;
11. Të vendosen postere dhe tekste që të inkurajojnë qytetarët të mos lejojnë fëmijët dhe të moshuarit të dalin për shopping;

Në QMKF, QMF, Ambulanta

1. Të sigurohet mbajtja e rendit në pritore;
2. Brenda lokalit të ketë rregulla të qarta që sigurojnë lëvizjen në distancë fizike të nevojshme;
3. Të sigurohet dezinfektimi i vazhdueshëm i hapësirave dhe sipërfaqeve të lokalit;
4. Të sigurohet furnizimi me dorëza ose dezinfektimi i duarve të pacientëve në momentin e hyrjes në objekt dhe para fillimit të marrjes së shërbimit;
5. Të sigurohet vendosja e maskave mbrojtëse për pacientë;
6. Të heqet participimi për pacientë për të evituar prekjen e të hollave/monedhave;
Në sportele shërbyese;
1. Të sigurohet mbajtja e rendit e rendit në sportele;
2. Të sigurohet dezinfektimi i vazhdueshëm i hapësirave dhe sipërfaqeve;
3. Të gjithë klientët të kenë dorëza dhe maska;

Grumbullimi i qytetarëve:

1. Në pritje para bankave dhe postave të mbahet rend dhe distancë fizike prej 2m;
2. Në qarkullimin me vetura nëse ka më shumë se dy udhëtarë brenda veturës të përdoren.

Të ngjashme