Ekonomia Online
FUNDIT

Këtu ku liria shihet si dhuratë nga jashtë

Këtu ku liria shihet si dhuratë nga jashtë

Këtu ku liria shihet si dhuratë nga jashtë dhe jo si sakrificë nga brenda, ku çlirimtarët varin veten pa bukë e ish – bashkëpunëtorët e armikut flasin me zë të lartë, ku flamuri shtetëror hedhet si leckë e flamujt e shteteve të tjera ngrihen lart… Këtu ku presidentja në vend të unifikimit del si përçarësja […]

Këtu ku liria shihet si dhuratë nga jashtë dhe jo si sakrificë nga brenda, ku çlirimtarët varin veten pa bukë e ish – bashkëpunëtorët e armikut flasin me zë të lartë, ku flamuri shtetëror hedhet si leckë e flamujt e shteteve të tjera ngrihen lart…

Këtu ku presidentja në vend të unifikimit del si përçarësja më e madhe, ku qeveria zgjedhet prej atyre që jetojnë jashtë vendit, ku pushteti bën të kundërtën e asaj që kishte premtuar, ku opozita s’ka kauzë as guxim, ku shumica nuk kanë mendim të vetin për asgjë e debatojnë për gjithçka, ku shpresohet në bekimin e Zotit për ta rrahur hoxhën që nuk falet sikur ekstremistët, ku kafenetë janë plotë e fabrikat e shkatërruara, ku bërlloku hudhet nga ballkoni i banesës dhe dritarja e veturës, ku debatet televizive dominohen nga njerëz që paraqesin modelin më të keq shoqëror.

Këtu ku jetohet me ëndrrën për të ikur…

Të ngjashme