KFOR-i komenton “manovrat” e ushtrisë serbe: Po e monitorojmë situatën

Prishtinë | 28 Mar 2018 | 20:15 | Nga

KFOR-i ka njoftuar se është duke e monitoruar situatën pas fluturimit të sotëm të avionëve të forcave ajrore serbe mbi komunën e Preshevës, ndërsa ka vlerësuar se nuk ka kërcënime.

“Duke iu referuar fluturimit të avionëve të forcave ajrore serbe mbi komunën e Preshevës, KFOR po kryen kontrollet e pritshme”.

KFOR-i po monitoron situatën dhe fton gjithë popullsinë të jetë e qetë, sepse nuk ka kërcënime. Autoritetet ushtarake serbe kanë deklaruar se po bëjnë një provë për stërvitjen taktike “Sadejstvo 2108”, e cila është planifikuar për nesër”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Të ngjashme