“Kishin urdhëruar ekzekutimin e 5 personave”, mediat greke: Sky ECC zbardhi vrasjet e urdhëruara nga mafia shqiptare

Prishtinë | 25 Dhj 2023 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Zbardhja e përgjimeve në “Sky ECC” po hedh dritë mbi veprimtarinë kriminale, duke goditur disa nga bandat më të rrezikshme në Europë, përfshirë dhe ato shqiptare.

Media greke “TO VIMA”, në shkrimin e saj thekson se pas zbërhimit të “Sky ECC” janë goditur disa nga bandat mafioze shqiptare që operojnë në Greqi.

Sipas shkrimit të “TO VIMA” theksohet se autoritetet greke janë vënë në dijeni nga inteligjenca europiane të shteteve si Holanda dhe Belgjika, për veprimtarinë e mafies shqiptare, të cilët kanë patur për qëllim ekzekutimin e 5 personazheve të njohur në Athinë, Mykonos, Santorini dhe Kretë.

Nga të dhënat që disponon Policia e Athinës mësohet se nga 171 mijë të dyshuar që përdorinin “Sky ECC” për komunikim, mafia shqiptare kishte shtrirë tentakulat edhe në strukturat shtetërore.

Të ngjashme