Kjo është 22-vjeçarja e zhdukur nga Skenderaj, familja e kërkon në Prishtinë

Prishtinë | 28 Sht 2018 | 23:05 | Nga

Një rast i zhdukjes është paraqitur të premten në njërin prej stacioneve të Policisë së Kosovës në Prishtinë.

Bëhet fjalë për 22 vjeçaren Arbnora Dobra nga komuna e Skenderajt.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, e ka konfirmuar rastin.

“Mund të ju konfirmoj se sot me 28.09.2018 rreth orës 14:00 në Policinë e Kosovës është  paraqitur ankuesi Mashkull/SH/K i cili raporton se viktima femër, me datën 27.09.2018 rreth orës 08:15, është larguar nga shtëpia”, ka thënë Hoxha.

Njësitë policore kanë iniciuar rastin dhe kanë filluar procedurat për hetime të mëtejme.

Familja Dobra kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur Arbnorën.

Të ngjashme