Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do ta nisë ditën e tij të vizitës në Kosovë, qysh herët në mëngjes.
Sipas agjendës së publikuar nga mediet, Vuçiqi në ora 08:00 do të vizitojë Qendrën Shëndetësore në Mitrovicë.
Në ora 08:30 do të qëndrojë në Zveçan.
Në ora 09:15 do ta vizitojë fshatin Banjë.
Në ora 11:15 do të qëndrojë sërish në Mitrovicë.
Në ora 13:00 do të largohet nga Kosova përmes pikës kufitare në Jarinjë.
Shoqatat e luftës dhe qytetarë të Skenderajt kanë paralajmëruar protestë kundër vizitës së Vuçiqit, duke bllokuar rrugën që çon në fshatin Banjë.