Kjo është taksa më e pamëshirshme në historinë e re të Kosovës

Prishtinë | 23 Jan 2023 | 23:17 | Nga Ujkan Bajra

Fatura e tatimit në pronë për vitin 2023 është gjeneruar/krijuar nga Ministria e Financave.

Për të njëjtat njësi banimi apo truall/pllace, shoh një rritje anormale të bazës tatimore (vlera e vlerësuar e pronës), ku për vitin 2023 është rritur gati 100% më shumë se dy vitet e mëparshme dhe e gjithë kjo pa asnjë njoftim nga institucionet tona, por në një mënyrë shumë tinëzare (në rastin tim: shiko e njëjta pronë nga 76 mijë në 2021 vlerësohet 144 mijë në 2023-100% më shumë). Absurditeti i llojit të vet.

Baza tatimore në tre vitet e fundit:
*2023 – tatimi në pronë 571 euro
*2022 – tatimi në pronë 350 euro
*2021 – tatimi në pronë 304 euro

Kjo është taksa më e pamëshirshme në historinë e re të Kosovës dhe kujdesi për shtresat shoqërore është kthyer në gjueti.

Me të njëjtën mirëqenie, me të njëjtat paga, me kufirin e rritur të varfërisë, me normën më të lartë të inflacionit në të gjithë periudhën e pasluftës, është absolutisht anormale që qytetarët të rëndohen edhe më shumë nga rritja e bazës tatimore (vlera e vlerësuar e pronës), rrjedhimisht e tatimit në pronë. E tmerrshme!

Të ngjashme