I patëm disa lajme ndërkombëtare, panevojë. E prishin imazhin e vendit, të Kosovës, se kryeministri nesër mundet me u harru. Gjithashtu tash edhe disa ambasada të huaja në Kosovë po e përmendin rastin. Ne nuk duhet me leju me ‘eskalu’ edhe më shumë kjo.
Çka mundemi me bë? Ndoshta gjëja e parë është me u bë të arsyeshëm. Racional. Me shiqu me zgjidh këtë ‘çështje’ në mënyrën më të mirë të mundshme. Pak me u bë kreativ, me u përshtat me situatë dhe me qenë sensitiv. E cila kishte me qenë ajo zgjidhje? Mesiguri ka shumë mënyra, por njëri është ky:
1. Prokuroria e ka bë kërkesen, tash kjo është e pakthyeshme. Një realitet që nuk ndryshon, por as nuk ka mundësi të shmanget. Rrjedhimisht, Kryeministri duhet me bashkëpunu dhe me kry këtë obligim dhe procedurë pa vonesë.
2. Kryeministri spo i beson ‘sistemit’. Ai po mendon që disa grupe të prokurorisë janë të ndikaura politikisht, dhe po e bëjnë këtë me qëllim për me e fut atë në kurth. Rjedhimisht, ai po ‘reziston’ dhe heziton me bashkëpunu. Ka propozu me mbajtë ‘intervistën’ në zyre te ai. Në fakt kjo është një opcion, ‘kreativ’, por nuk pyetet ai ku duhet me u zhvillu takimi. Nëse dojnë prokuroria munden me shku në zyre ZKM, por pas qëndrimeve të KM, kjo nuk duhet e mundshme.
3. Kompromisi: Intervista duhet me u zhvillu sa më parë. Ndoshta në një lokacion më ‘netural’ dhe pa kamera. Kjo nuk duhet me qenë një ngjarje ‘publike’. Nuk ka nevojë me pas media dhe me bë skena rreth ngjarjes. Duhet me u caktu një vend, pak më i ‘padukshëm’ dhe neutral dhe me kry këtë far pune. Fundja, nuk është ndonjë punë e madhe. Kryeministrat duhet me u mësu me bashkëpunu me sistemin e drejtësisë.
Rrjedhimisht: (a) Albin Kurti nuk duhet me anashkalu më ftesën, e as nuk duhet me u tregu i ‘fortë’. (b) Prokuroria duhet me u siguru që kjo intervistë nuk është një ‘shfaqje mediale e kamerave’. Duhet në mënyrë diskrete me zhvillu takimin; (c) Pas situatës së krijuar nga të dyja palët, mirë është mu propozu një vend më neutral për me kry këtë proces dhe obligim. Normal që nuk është mirë për ‘individë’ me bë lëshime rreth lokacionit, por situata është politizu kogja shumë. Përatë, duhet me gjetë zgjidhje më kreative. E në të ardhmën të gjithë me pas më shumë kujdes!