KLGI: Korrniza buxhetore, sfidë për zhvillimin e komunave

Prishtinë | 25 Tet 2016 | 08:22 | Nga

Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), ka përgatitur analizën e buxhetit të komunave të Kosovës “Korrniza buxhetore, sfidë për zhvillimin e komunave” të cilën do ta prezantojë të martën.

Prezantimin e të gjeturave të analizës mbi Buxhetet Komunale 2017 dhe kornizës afatmesme 2017-2019 do ta bëjë drejtori ekzekutiv i KLGI-së, Besnik Tahiri, ndërkaq aspektet krahasuese, zhvillimore dhe trendet buxhetore do të pasqyrohen nga menaxheri i programeve, Besnik Muçaj.

Kjo analizë pasqyron gjendjen e përgjithshme buxhetore dhe linjat e operimit të komunave në raport me shpenzimet e këtij buxheti. Theks të veçantë do të kenë edhe aspekti krahasues i trendeve buxhetore dhe perspektiva zhvillimore e këtij buxheti.

Ndër të tjera do të paraqiten sfidat, sukseset dhe perspektivat në raport me mbledhjen, menaxhimin dhe shpenzimin e mjeteve financiare nga komunat. Në veçanti do të adresohet nevoja për ri-shikim të sistemit aktual të hartimit të buxhetit, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe koheziv të komunave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme