Klina bëhet me sistem të unifikuar të adresave

Prishtinë | 16 Tet 2018 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Klinës nga e hëna është bërë më sistem të unifikuar të adresave.

Kryetari Zenun Elezaj së bashku më drejtoreshën e Gjeodezisë dhe Kadastrës, Njomza Grabanica, falënderuan donatorët për financimin e këtij projekti, i cili, sipas tyre, krijon lehtësira në regjistrin civil, shërbimet publike, në transport, navigacion, dhe është një prej kritereve në procesin e integrimit evropian.

Në Komunën e Klinës parashihet vendosja e rreth 806 shenjave në zonat e digjitalizuar urbane dhe rurale.

Ky projekt është financuar Autoriteti Norvegjez për Kadastër dhe Hartografi “Kartverket”, implementuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, respektivisht nga Agjencia Kadastrale e Kosovës. Vitin tjetër, Komuna e Klinës në bashkëpunim me AKK-në ka paraparë që të vendosë numrat në të gjitha objektet e kësaj komune.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme