Koci: Aktakuza për veteranët ka shumë të meta

Prishtinë | 28 Jan 2019 | 11:07 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Avokati, Arianit Koci, mbrojtës i deputeti të AAK-së, Shkumbim Demalija, pas dështimit të seancës e njohur si “Veteranët e rrejshëm”, tha se aktakuza ka shumë të meta, raporton Ekonomia Online.

“Aktakuza ka shumë te meta gjendja faktike nuk është pa siç duhet prandaj ne si mbrojtje kemi hapësirë shumë të madhe që me i kundërshtuar pretendimet e aktakuzës dhe mbetet të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Koci.

Seanca e paraparë të fillonte në ora 10, ndaj 12 të akuzuarve ka dështuar.

Kryetarja e trupit gjykues, Nushe Kuka-Mekaj, ka thënë se nuk plotësohen kushtet ligjore që kjo seancë të mbahet dhe se seanca do të shtyhet për një datë tjetër.

Kuka-Mekaj, ka konfirmuar se seanca do të mbahet më 14 mars të këtij viti.

Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj e Xhavit Jashari, kanë marrë ftesat nga Prokuroria Speciale.

Në shtator të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj 12 ish-anëtarëve të Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të Veteranit të UÇK-së. Prokuroria Speciale i akuzon ata për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Gjykata ia kishte kthyer për përmirësim dhe qartësim këtë aktakuzë Prokurorisë Speciale, me arsyetimin se përshkrimi faktit i veprës penale ishte konfuz dhe si i tillë nuk lejonte mundësimin e procedimit të drejtë pa zvarritje e pengesa të procesit.

Të ngjashme