Koha e publikut âsht mâ e vlefshme se e Qeverisë!

Prishtinë | 25 Jan 2023 | 20:02 | Nga Halil Matoshi

Konferencat për shtyp të Qeverisë, përkatësisht Ministrit Hekuran Murati janë të interesit publik.
Mirëpo vonesa e Ministrit prej 40-minutash (e përseritshme) âsht shpërfillje e kohës së publikut dhe gazetarëve/mediave, kohës së tyne (orareve të raportimit), prandej bojkoti i sotshëm i Press-Konferencës së Ministrit të financës, nga ana e gazetarëve ishte akt i duhun, që dëshmon dinjitet dhe âsht brenda etikës së profesionit.

Në kohën e H-tec-ut, kur lajmi raportohet në kohë reale, lajmi i raportuem me vonesë nuk âsht mâ interes imediat i publikut, sepse – nga kandvështrimi mediatik – konsiderohet i konsumuet.

Së këndejmi gazetarët sot i dhânë lekcion të mirë Qeverisë dhe vepruen drejt, piknisht tue pasë parasyshë interesin e publikut për informim të drejtë e ME KOHË.

Zâdhanësi i Qeverisë nuk e vendos se në cilin rend âsht vendosja e interesit publik, por këtë e vendosin vetë gazetarët profesionistë, dhe mediat e pavaruna, mbështetun në Kodin Etik.

Gazetarëve bravo ju koftë!

Të ngjashme