Kolegjet dhe bizneset i shohin të nevojshme panairet

Prishtinë | 05 Maj 2022 | 13:14 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përfaqësuesit e bizneseve vendore po e shohin si të nevojshme mbajtjen e panaireve në Kosovë. Bizneset pjesëmarrëse në Panairin e Turizmit dhe Sportit, thonë për Ekonomia Online se për disa ditë do të kenë mundësi t’i promovojnë ato.

Pjesëmarrës në këtë panair është edhe Kolegji UBT, e cila është liderë e arsimit në vend.

Arben Gashi nxënës i Kolegjit UBT, tha se interesimi i nxënësve që pritet ta përfundojnë shkollimin e mesëm është i madh.

“Panairet e tilla janë shumë të nevojshme sidomos për nxënësit që tashmë do ta përfundojnë shkollimin e mesëm. Interesimi ka qenë i madh deri më tash dhe shpresojmë së do të rritet edhe gjatë ditës”, tha ai.

Vesa Morina nga Agjencioni “As Travel”, e sheh produktive këtë panair.

“Këtë vit jemi pjesëmarrës në këtë panair, ku jemi duke i prezantuar ofertat tonë kryesisht ku jemi të specializuar me destinacionet ekzotike, ku jemi duke ofruar zbritje të madhe. Panairet janë shumë të nevojshme për t’iu prezantuar njerëzve atë që ne jemi të specializuar”, tha ajo.

Të ngjashme