Komandanti në largim i KFOR-it: Roli i Policisë së Kosovës nuk mund të zëvendësohet në veri

Prishtinë | 06 Tet 2023 | 12:10 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, në një konferencë për medie në përfundimit të mandatit të tij, tha se roli i Policisë së Kosovës në veri nuk mund të zëvendësohet, pavarësisht shtimit të trupave paqeruajtëse.

Duke u përgjigjur në pyetjen e Ekonomia Online, ai pohoi se KFOR-i nuk ka të drejta për të vepruar mbi çështjet ligjore, veç sipas mandatit që e ke.

“KFOR-i vepron sipas mandatit që ka. Ne do të jemi aty që të planifikojmë dhe ndihmojnë për çfarëdo që nevojitet. Roli i Policisë nuk mund të zëvendësohet sepse KFOR nuk ka të drejta për të vepruar mbi çështjet ligjore. Kemi Policinë, EULEX-in dhe KFOR-in që veprojnë si përgjegjës të situatës sipas kësaj situate”.

I pyetur nëse ndan mendimet e njëjta me institucionet kosovare se plani i sulmi ishte për ta marrë veriun,, ai tha se “supozimet e juaja, janë tuajat, nuk janë përfundimet tona”.

Ndonëse tha se në bazë të informacioneve dhe armatimit të përdorur qëllimi i sulmuesve ka qenë destabilizimi, raporton EO.

“Ne e dënojmë sulmin ndaj Policisë. Është i papranueshëm. Deri në tani, aq sa dimë dhe duke konsideruar masën dhe kualitetin e armatimit, qëllimi i tyre sigurisht qe ja qenë destabilizimi”.

Komandanti i KFOR-it konfirmon shtimin e trupave: Po e hetojmë sulmin e 24 shtatorit

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, tha se situata në veri të vendit është e ndjeshme dhe se po punohet që të mos eskalojë, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për medie në prag të përfundimit të mandatit të tij, ai ka pohuar se KFOR-i do të shtojë edhe më shumë trupa në veri, që do të vijnë nga Britania e Rumania.

Për sulmin e 24 shtatorit tha se po punohet që të konfirmohet se çfarë mjete janë përdorur gjatë sulmit, dhe se për këtë çështje i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme.

“Kemi pasur shumë sfida, si puna e tabelave, zgjedhjet në veri, sulmin ndaj pjesëtareve të KFOR-it dhe së fundi sulmin ndaj Policisë së Kosovës. Situata është e ndjeshme dhe po punojmë që të mos eskalojë”.

“KFOR ka rritur prezencën në veri dhe në vazhdojmë do të ketë edhe me shumë shtim trupash. Britania po shton trupa dhe trupat do të shtohen edhe nga vendet e tjera, përfshirë Rumaninë”.

“Për 24 shtatorin, jemi ende duke punuar që ta kuptojmë se çfarë mjetesh janë përdorur. Hetimet po vazhdojnë. Ne si KFOR kemi marrë të gjitha masat e nevojshme”.

Kur foli për dialogun Kosovë-Serbia ai tha se duhet të gjendet një zgjidhje dhe se BE-ja është ndërmjetësues në këtë proces, raporton EO.

“KFOR e konsideron BE-në ndërmjetësues të dialogut. Nëse palët nuk ulen të bisedojnë dhe të gjejnë një zgjidhje, bilanci nuk mund të mbahet. Ne besojmë që përpjekjet diplomatike janë të nevojshme për ta ruajtur paqen”.

Të ngjashme