Kompania e Piques fitoi më shumë se Barcelona dhe Real Madridi nga Superkupa e Spanjës

Prishtinë | 16 Jan 2023 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Është folur shumë për faktin se Superkupa e Spanjës është zhvilluar edhe një herë në Arabinë Saudite.

Sigurisht që paratë flasin në futboll, arsyeja kryesore është fakti se RFEF (Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll) do të marrë rreth 40 milionë euro për turneun, ka shkruar “SPORT”.

Real Madridi dhe Barcelona do të marrin nga 2.8 milionë euro për pjesëmarrjen e tyre. Valencia fitoi 1.7 milionë euro, ndërsa Real Betisi mori vetëm 750 mijë euro.

Nga këto 40 milionë euro, 4 milionë euro i paguhen si komision kompanisë së Gerard Pique, “Kosmos”, për arritjen e marrëveshjes që Superkupa e Spanjës të zhvillohet në Arabinë Saudite.

20 milionë euro nga 23.7 milionë euro të mbetura do të kthehen në piramidën e futbollit profesionist spanjoll.

Pique u kritikua ashpër për kompletimin e marrëveshjes me presidentin e RFEF, Luis Rubiales, ndërsa ishte ende një lojtar aktiv për Barcelonën.

U raportua se si RFEF, ashtu edhe Pique, do të përfitonin financiarisht nga arritja e Barcelonës dhe Real Madridit në finale të Superkupës, ashtu edhe siç ndodhi.

Të ngjashme