Komuna e Drenasit kërkon nga ATK-ja respektimin e Ligjit për lojërat e fatit

Prishtinë | 26 Qer 2018 | 15:58 | Nga

Komuna e Drenasit ka kërkuar nga Administrata Tatimore e Kosovës marrjen e masave ndaj veprimtarive me lojërat e fatit.

Sipas njoftimit të kësaj komunë, kryetari Lladrovci i është drejtuar ATK-së me këtë kërkesë  për shkak se e ka konsideruar dukuri shqetësuese këtë veprimtari në komunën e Drenasit.

Më poshtë gjeni sqarimin e komunës së Drenasit:

Komuna e Drenasit, ndjen për obligim të njoftoj qytetarët e saj dhe të sqaroj, rreth veprimtarisë së lojërave të fatit që veprojnë në territor e Komunës së Drenasit.

Në muajin Maj të këtij viti, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci i është drejtuar me një kërkesë Administratës Tatimore të Kosovës, Divizionit për lojëra të fatit lidhur me ndërmarrjen e veprimeve për respektimin e Ligjit Nr.04/L-080 për lojërat e fatit, pasi që ATK-ja është organ kompetent për marrjen e veprimeve ndaj kësaj dukurie shqetësuese.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme