Komuna e Drenasit ndan 160 bursa studimi

Drenas | 14 Nën 2018 | 16:14 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Të mërkurën në Sallën e Kulturës në Komunën e Drenasit, studentët përfitues të bursës komunale për vitin akademik 2018/2019, kanë nënshkruar kontratat për marrjen e bursës.

Me rastin e nënshkrimit të kontratave, ka marrë pjesë kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci i cili edhe ka nënshkruar kontratat për 140 bursistë të nivelit të studimeve baçelor dhe 20 master, ndërsa përfitues të bursës gjithsej do të jenë 227 studentë përmes edhe donatorëve, raporton Ekonomia Online.

Kryetari Lladrovci u është drejtuar studentëve edhe me një fjalë rasti.  Ai ka thënë se ndihet krenar si kryetar komune, sepse secili student që i ka plotësuar kriteret e konkursit do ta gëzojë të drejtën e përkrahjes për marrjen e bursës.

“Unë jam sot njeriu më krenar në Kosovë, sepse, asnjë studenti që i plotëson kushtet, nuk ia kemi mbyllë derën. Secili do të gëzojë të drejtën e përkrahjes. Kur erdha në krye të komunës, i gjeta 40 bursa, e dhashë zotimin tim se do të sigurojmë dyfishin, nuk u ndala dhe arritëm në 107”.

“Sot i kemi siguruar 227 bursa, secili student që i plotësoi kushtet, e mori bursën. Nuk pati nevojë të ketë asnjë ndërhyrje në komision apo të mendoni të gjeni rrugë tjera për të marrë bursë, apo të njohur. Ju të gjithë jeni të njohur për mua, sepse jeni më të mirët”.

Lladrovci u tha studentëve se të gjithë meritojnë përkrahje.

“Pse, bursa për të gjithë, sepse ne jemi krenarë me Juve, krenar është Drenica me Juve, se ju e doni vendin Tuaj, ashtu siç e deshtën baballarët e gjyshërit tuaj, flakë për flakë me okupatorin, prandaj, secili nga ju e meriton përkrahjen, pa dallim”.

Flutura Avdiu, Drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport, në komunën e Drenasit, ka thënë se bursa është motivim për studentët, duke i uruar ata që këto bursa të jenë vetëm fillim i sukseseve .

“Bursa është një motivim dhe unë uroj shumë që bursa të jetë vetëm fillimi i sukseseve tuaja. Me të vërtet kryetari Lladrovci ka bërë shumë që numri i bursave të rritet”, ka thënë ajo.

E, studentët ndihen shumë të lumtur për ndarjen e bursave.

Erjona Beliqi, studente e Fakultetit Teknik, nga komuna e Drenasit, ka thënë ka falënderuar komunën për bursën duke thënë se është ndjenjë e veçantë që është përfituese.

“Ndjenjë e veçantë. Falënderojë komunën e Drenasit. Është ndjenjë e jashtëzakonshme”, është shprehur ajo.

E studenti, Artin Plakaj, ka thënë se bursa e ndarë nga komuna ka qenë një ndihmesë e madhe për të .

“E falënderojë komunën për bursën. Kjo ka qenë një ndihmesë e madhe për mua si student i Fakultetit Teknik”, është shprehur ai.

 

Të ngjashme