Komuna e Mitrovicës, që udhëhiqet nga Agim Bahtiri, është futur në borxhe të mëdha. Zyra e Auditorit Kombëtar ka gjetur se Komuna e Mitrovicës e ka mbyllur vitin 2016 me 1 milion euro borxhe. Madje, vetëm në vitin 2016 borxhi i ishte rritur për mbi 600 mijë euro.
“Obligimet e papaguara, krahasuar me vitin 2015 (462 mijë e 695 euro) ishin rritur për 609 mijë e 958 euro. Komuna ka një trend negativ të kryerjes së obligimeve”, thuhet në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit për raportin financiar për vitin 2016 të Komunës së Mitrovicës.
Auditori ka gjetur se këto borxhe të Komunës së Mitrovicës janë në të gjitha fushat
“Obligimet e papaguara janë rritur në të gjitha fushat ekonomike: mallra dhe shërbime 496 mijë e 699 euro, komunali 62 mijë e 906 euro, subvencione 96 mijë e 624 euro dhe investime kapitale 416 mijë e 424 euro. Kjo situatë ka rezultuar si pasojë e menaxhimit jo të duhur të komunës”, thuhet në raportin e Auditorit.
Fakti që komuna ka obligime të bartura mbi një milion euro, sipas Auditorit tregon disiplinën e dobët financiare.
“Kjo rrit rrezikun që këto obligime të çrregullojnë bilancin buxhetor të komunës dhe të njëjtat të paguhen vitin e ardhshëm, duke rrezikuar realizimin e projekteve të parashikuara për vitin 2016”, thuhet tutje në raportin e Auditorit Kombëtar.
Përveç faktit që komuna e Mitrovicës është futur në borxhe, Auditori ka gjetur se ajo është e pa-aftë që t’i mbledh borxhet që palët e treta ia kanë Komunës.
“Lista e debitorëve ndaj komunës, sipas të dhënave të PVF-ve është 8,387,000 euro e cila ka shënuar një rritje të lehtë nga viti i kaluar (8,153,000 euro). Pjesa më e madhe e këtyre llogarive kanë të bëjnë me tatimin në pronë (4,918,000 euro), tarifat komunale (3,235,000 euro), qiraja komunale (127,000 euro), taksat e urbanizmit (88,000 euro) dhe të tjera (18,000 euro)”, thuhet në raportin e Auditorit.
Gjithashtu sipas auditorit në këtë komunë nuk janë planifikuar të hyrat nga veprimtaria e biznesit. Sipas raportit të auditimit edhe pse Komuna për vitin 2016 kishte faturuar nga taksa e regjistrimit të bizneseve në vlerë totale 177,220 euro, ka inkasuar vetëm 21,433 euro.
“Baza jo e plotë e të dhënave me ushtruesit e veprimtarisë së bizneseve, mungesa e komisioneve përkatëse për identifikimin e bizneseve të shuara apo të regjistruara rishtazi dhe mos planifikimi i të hyrave nga kjo fushë, rrit rrezikun për keq menaxhim në evidentimin dhe mbledhjen e të hyrave nga komuna”, thuhet në raportin e auditorit.
Auditori rekomandon që Kryetari i Komunës duhet të sigurohet që të bëhet një plan për inkasimin e të hyrave nga taksat e biznesit duke faturuar çdo biznes në baza të rregullta mujore, të sigurohet që lista të jetë e përditësuar me bizneset aktive që ushtrojnë veprimtari dhe të aplikohen masa konkrete për zvogëlimin e të arkëtueshmeve të akumuluara ndër vite.
uk kanë qenë të paraparë në kontratë.
“Furnizimet me artikuj jashtë kontrate dhe mungesa e mbikëqyrjes dekuate në pagesa kundrejt kontratës, mund të sjellë humbje financiare për omunën, si dhe marrjen e vlerës së dobët për paranë e dhënë. Kontrollet e çertifikimit kanë dështuar në parandalimin e këtyre pagesave”, thuhet në raport.