Komuna e Obiliqit krijon komision për çështjen e banorëve të Hades

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 14:24 | Nga

Kryetari i Komunës, Xhafer Gashi është takuar sot me Komisionin e grupit punues për fshatin Hade.

Komisioni do të trajtojë shqetësimet e këtyre banorëve lidhur me zgjerimin e mihjes së re, si dhe kërkesat tjera që kanë të bëjnë me shpronësimin në këtë pjesë të fshatit Hade.

Në mbledhjen e fundit në Kuvendin Komunal ishte pikë e rëndit të ditës dhe u formua ky komision me këtë përbërje: Labinot Mirena, Hysni Mjekiqi, Aziz Bici, Fatmir Bekteshi dhe përfaqësuesi i fshatit Hade, Ragip Graiqevci.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme