Komuna e Prishtinës i ndan tokë Trafikut Urban dhe Policisë së Kosovës

Prishtinë | 28 Shk 2019 | 14:40 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka mbajtur mbledhjen e dytë për këtë vit.

Me 30 vota pro, 1 kundër dhe 2 abstenime është miratuar propozim-vendimi për dhënien e pronës së paluajtshme komunale në shfrytëzim për “Trafikun Urban”, ndërsa për Policinë e Kosovës është miratuar me 35 vota pro, raporton Ekonomia Online.

Ish-drejtori i Pronës, Dren Kukaj, ka arsyetuar pronat të cilat do të vihen në shfrytëzim nga këto institucione.

“Trafiku Urban bëhet fjalë për 37 mijë metra katrorë. Pika e dytë ka të bëjë me nevojën e ndërtimit të stacionit 4 të policisë. Prona është te stacioni i autobusëve, ku është ndërtuar një çerdhe dhe aty ku do të ndërtohet qendra e autizmit”, tha Kukaj.

Të ngjashme