Komuna e Prishtinës ndan 120 bursa për studentë

Prishtinë | 24 Dhj 2018 | 19:36 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës njofton se ndan 120 bursa për studentët që studiojnë në universitetet publike të Kosovës, për vitin akademik 2018 /2019.

Sipas njoftimit të Komunës, konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes në mjetet e informimit publik.

Aplikacioni i kërkesës merret dhe i plotësuar dorëzohet në sportelet e katit përdhes të Komunës së Prishtinës (ndërtesa e vjetër), çdo ditë pune prej orës 10:00 deri 15:00, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme