Komuna e Lipjanit përmbledh në një video aktivitetet për një vit, Ahmeti i bindur se ta realizojnë 90% të buxhetit

Lipjan | 20 Dhj 2022 | 12:54 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka organizuar ceremoninë solemne, tashmë tradicionale në përmbyllje të vitit 2022.

Në këtë ceremoni, kryetari Ahmeti ka falënderuar të gjithë përfaqësuesit e organizatave vendore e ndërkombëtare si dhe investitorët e tjerë të cilët kanë mbështetur Komunën e Lipjanit në realizimin e projekteve të ndryshme gjatë vitit 2022.

Kreu lipjanas ka theksuar se ky vit, ishte sfidues mirëpo me suksese të reja për komunën tone.

“Po e mbyllim vitin 2022, një vit me inflacion në shkallë të lartë, megjithatë të suksesshëm, falë përkushtimit në realizimin e sa më shumë projekteve që komuna e Lipjanit të avancojë çdo ditë e më shumë”, është shprehur Ahmeti.

Kreu i Komunës tha se deri në fund të këtij viti janë optimistë se do të arrijnë që ta realizojnë 90 për qind të buxhetit.

“Edhe ky vit është progresiv duke parë trendin e të hyrave komunale që tashmë është stabil dhe përsëri i tejkalojmë planifikimet me 30 për qind dhe po besoj se deri në fund të vitit që kemi edhe pak ditë do të arrijmë ta shpenzojmë buxhetin në rreth 90 për qind, që është një shkallë e kënaqshme e realizimit të buxhetit”, tha ai.

Në këtë organizim përmes një reportazhi të përgatitur nga Sektori për Marrëdhënie me Publikun, në bashkëpunim me Ekonomia Online, është shfaqur një përmbledhje e shkurtër e punëve dhe aktiviteteve të realizuara nga Komuna e Lipjanit gjatë vitit 2022.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme