Për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sonte për t’i argëtuar qytetarët e vendit, u përkujdes Qeveria e Kosovës.
Nën patronatin e kryeministrit Ramush Haradinaj, sonte në sheshin “Zahir Pajaziti”, u organizua një koncert ku po performojnë shumë nga yjet e skenës kosovare.
E qytetarë të shumtë sonte mbushën sheshet e Prishtinës me prezencën e tyre të cilët kishin ardhë nga shumë vende të ndryshme vetëm për të parë prej së afërmi festën e cila po mbretëron sonte në kryeqytet, shkruan Ekonomia Online.
Në koncert po performojnë yjet e njohur të estradës kosovare si: Dafina Zeqiri, Gjiko, Lumi B, Rina Balaj, e shumë artistë të tjerë.