Konfirmohen 2 të infektuar me koronavirus në Tiranë

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 00:34 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka konfirmuar dy raste të importuara me COVID-19 në Shqipëri.

Gjendja e dy të prekurve babë e bir që kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë është e stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione.

“Strukturat tona të urgjencës kombëtare dhe ISHP janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy rastet”, thuhet në njoftim.

MSHMS përsërit thirrjen për qytetarët që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127, ku mjekët do t’i përgjigjen çdo rasti.

Të ngjashme