Kongresisti amerikan Eliot Engel për vizitë pune në Shkup

Prishtinë | 07 Kor 2019 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme të Kongresit të SHBA-së, kongresisti Eliot Engel, në kuadër të vizitës së punës në Republikën e Maqedonisë së Veriut e cila është pjesë e turneut të tij nëpër vendet e rajonit, sot do të ketë takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin.

Engel së bashku me kongresistin Majkëll Mekal, i cili është anëtar i Komisionit për Politikë të Jashtme të Kongresit të SHBA-së,me të cilin kryeson ai, më 6 shkurt të këtij viti i dërguan letër administratës së presidentit amerikan Donald Tramp me kërkesë për ta mbështetur anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.Në letrën e adresuar deri tek sekretari shtetëror Majk Pompeo, dy kongresistët theksojnë se anëtarësimi i shtetit tonë në NATO do të ndihmojë të sigurohet stabilitet dhe paqe në Ballkan.

Kongresisti nga SHBA-ja dje pasdite kishte takim edhe me kryeministrin Zoran Zaev në të cilin ishte vlerësuar se Republika e Maqedonisë së Veriut po lëviz në rrugën e vërtetë dhe se është shembull i mirë në rajon se si zgjidhen çështjet bilaterale – përgjatë politikave të guximshme të dialogut të sinqertë.

Siç kumtoi dje pres-shërbimi qeveritar, në takim ishte shprehur mbështetje e fuqishme për integrimet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe ishte konstatuar se anëtarësimi i shtetit tonë në NATO nënkupton mbrojtje të sigurisë, stabilitet dhe siguri/ alsat m/

Të ngjashme