Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca, ka dhënë një sërë kritikash në drejtim të Qeverisë për ndarje të mjeteve financiare, raporton Ekonomia Online.
Ai se Qeveria e Kosovës ka gabuar rënd në shumë raste n ndarjen e mjeteve financiare.
“Ajo çfarë është tronditëse ka të bëj me festën e Pavarësisë. Kjo qeveri nuk e di kur është Pavarësia a qysh është puna. A e din që data e Pavarësisë është më 17 shkurt. Qysh është e mundshme që shpenzimet e pavarësisë të shpenzohen prej këtij fondi dhe gjithmonë me lëkundje. Një emblemë e thjeshtë është paguar gati 5 euro, kudo shikoni ajo emblemë kushton më së shumi 50 cent. Ajo emblemë vetëm nëse është me ari”, tha Konjufca.
Ai foli edhe për ndarjen e mjeteve për presidentin e Republikës, Hashim Thaçi.
“Këtu në Kosovë kemi dy lloje të keqpërdorimeve. Tenderëve me presion e direktiva dhe me manipulime. Keqpërdorimi me rezervën shtetërore. Në Kosovë çdo javë ka keqpërdorime. Qysh është e mundshme që shteti i Kosovës të japë qindra mijëra euro për lobim të presidentit. Sa herë lyp ai pare me ia dhënë për lobimin e tij personal”, u shpreh ai.