Kontrabandë me migrantë në Jarinje, arrestohet i dyshuari

Prishtinë | 28 Shk 2023 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në Jarinje nën dyshimet për kontrabandë me migrantë.

Policia njofton se gjatë kontrollit në veturën të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari, janë hasur 7 shtetas të huaj, të cilët ishin duke u transportuar kundërligjshëm.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

KONTRABANDË ME MIGRANT/Rr. Leposaviq-Jarinje 27.02.2023-22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur, pasi që njësitet policore gjatë kontrollit në veturën të cilën ishte duke e drejtuar kanë janë hasur 7 (shtatë) shtetas të huaj, të cilët ishin duke u transportuar kundërligjshëm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa shtetasit e huaj janë trajtuar sipas procedurave nga njësia për migrim dhe të huaj.

Të ngjashme