Ekonomia Online
FUNDIT

Kosova ka nevojë për ndryshime pozitive politike, jo diskurs të njëjtë!

Kosova ka nevojë për ndryshime pozitive politike, jo diskurs të njëjtë!

Kosova ka pasur nevojë për ndryshime, por ndryshime pozitive politike, jo për diskurs të njëjtë! Do ta quaja patriotizëm politik, partinë e cila do të kishte fokus në dukuritë negative që na kanë bërë sikur të jetojmë në agoni/ankth. Patriot në politikë mund të quhet ai që fokusohet dhe lufton politikisht për:– Pavarësim ekonomik dhe […]

Kosova ka pasur nevojë për ndryshime, por ndryshime pozitive politike, jo për diskurs të njëjtë!

Do ta quaja patriotizëm politik, partinë e cila do të kishte fokus në dukuritë negative që na kanë bërë sikur të jetojmë në agoni/ankth.

Patriot në politikë mund të quhet ai që fokusohet dhe lufton politikisht për:
– Pavarësim ekonomik dhe politik (posaçërisht ekonomik) nga Serbia;
– E rritë dhe zhvillon ekonominë, veçanërisht kategorinë e punësimit dhe e ndal emigrimin;
– E ulë korrupsionin në nivel të shteteve të zhvilluara apo në zhvillim;
– Bën lehtësira ekonomike dhe e motivon biznesin për taksa apo të hyra më të larta buxhetore;
– E ndalon rreptësisht nepotizmin;
– E depolitizon administratën publike dhe arsimin;
– I motivon dhe vlerëson drejt profesionistët duke i vendosur në pozita kyçe, jo politike;
– Krijon institucione dhe modele tashmë të njohura në botë, publike-private dhe i angazhon në fonde për ndarje të drejtë të parasë publike të zotuar për krijim të vendeve të punës dhe zhvillimit ekonomik;
– Bën planifikim urban, me përfshirje të komunitetit dhe e mbyllë këtë kaos;
– E respekton qytetarin pavarësisht mendimit dhe përkatësisë politike dhe kombëtare të tij;
– E funksionalizon dhe e profesionalizon administratën publike;
– E përkrah sektorin privat, pa rezerva deri sa punëtorët në këtë sektor të kenë së paku kushte të barabarta me ata të sektorit publik;
– Shfrytëzon potencialet tona natyrore dhe humane, vetëm për qëllim të zhvillimit të gjithëmbarshëm;
– E rritë subvencionimin për bujqësi dhe ndërton politika dhe investime që e zhvillojnë bujqësinë;
– Bën planifikim afatgjatë strategjik, duke i përfshi të gjithë aktorët, politik dhe jo politik, privat dhe publik, ashtu siç duhet dhe është e patjetërsueshme;
– E krijon fondin për sigurime shëndetësore;
– E funksionalizon institucionin e shëndetësisë;
dhe shumë e rëndësishme,
– E ngrit, me ligj, e me detyrim, kualitetin në arsim, duke e financuar nga shteti kualitetin e detyrueshëm.

Të ngjashme