Kosova nuk e meriton këtë kryeministër!

Prishtinë | 07 Mar 2024 | 21:11 | Nga Ehat Miftaraj

Një kryeministër i Kosovës që i cenon raportet me ShBA-në nuk e meriton të jetë i pari i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Secili deputet i Kuvendit të Kosovës, secili minister i Qeverisë së Kosovës, secili këshilltar politik i kësaj qeverie që beson dhe punon për promovimin dhe mbrojtjen e interesave te Republikës së Kosovës, sot do të duhej të deshmonte veten dhe të largohej nga kjo rrugë krejtësisht e gabuar.

Kosova nuk e ka komoditetin që për egot dhe interesat personale të një pushtetari të rrezikojë dhe të tradhtojë të ardhmen e Republikës.

Kosova meriton shumë më mirë!

Të ngjashme