Kosova përjashton “status quon” dhe shkëmbimin e territoreve

Prishtinë | 06 Pri 2018 | 08:05 | Nga

Tre janë skenarët e “Finales së madhe” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas studimit të publikuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) dhe Grupi për Hulumtim të Politikave në Ballkan (BPRG), shkruan sot Koha Ditore.

Ky studim është bazuar në intervista me politikëbërësit , ekspertët, aktivistët e shoqërisë civile dhe diplomatët. Skenari i parë i përfolur është vazhdimi i “status quos”, të cilën shumica e të intervistuarve nuk e shohin si zgjidhje.

Skenari i dytë përfshin nënshkrimin e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mbi normalizimin e plotë, që do të rezultonte me njohje reciproke. Ndërkaq skenari i tretë parasheh normalizimin e plotë, duke përfshirë njohjen reciproke, përmes rirregullimit kufitar bazuar në parimin “pro quo” (diçka për diçka)..

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme