Kourtney Kardashian zemëron fansat

Prishtinë | 22 Pri 2017 | 19:43 | Nga

Kourtney Kardashian ka shkaktuar një “stuhi” komentesh, pas publikimit të fotografisë së saj në rrjetin Instagram, përcjellë me komentin e saj “Unë pas një krize mentale”.

Motrat Kardashian asnjëherë nuk rrinë qetë. Përdorin pothuajse çdo rast për të shokuar fansat e tyre në rrjetet shoqërore.

Kourtney me postimin e një fotoje të saj në Instagram arriti “të çojë” mjaft pluhur.

Në fotografi, Kourtney ka të veshur një fanellë të gjatë me ngjyrë të bardhë, ndërsa krahas fotos shkruan: “Unë pas një krize mentale”.

Bukuroshja në këtë mënyrë shkaktoi shumë komente negative.

“Sëmundja mentale nuk është shaka. Shumë njerëz vuajnë nga kjo”, “Zot, më ndihmo”, ishin disa nga komentet.

Disa nga komentuesit këshilluan Kourtney që herën tjetër të mendojë më mirë para se të postojë diçka të tillë.

Të ngjashme