KQZ: 50% e votuesve në diasporë votuan deri në orën 15:00

Prishtinë | 08 Shk 2025 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Deri në orën 15:00 kanë votuar 10,346 persona apo 50.91 për qind e qytetarëve të Kosovës që jetojnë në mërgatë, për zgjedhjet parlamentare, raporton Ekonomia Online.

Për të votuar në përfaqësitë diplomatike të Kosovës janë regjistruar 20.324 votues.

“Është duke vazhduar procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës në 19 shtete të ndryshme të botës. Nga 20,324 votues të regjistruar për të votuar në përfaqësi diplomatike, deri në orën 15:00 kanë votuar 10,346 votues apo 50.91 për qind”.

Të ngjashme