Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Kreshnik Radoniqi, tha se deri në orën 11:00 kanë votuar 8.24% e popullsisë ose 151.547 persona, raporton Ekonomia Online.
“Sipas të dhënave preliminare që kemi pranuar nga rreth 98% e vendvotimeve, numri qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 11:00 është 8.2% apo rreth 152 mijë votues nga 1 milion e 885 mijë e 448 votues”.
“Deri në të njëjtën kohë, në zgjedhjet lokale të vitit 2017, kishin votuar 195 mijë e 473 votues apo 10.34% e votuesve.”
Derisa përqindja më e madhe është në Mitrovicën e Veriut me 30.96%, ose 5.486 votues.
Kurse Prizreni është komuna me më së paku votues, me 6.16% të personave që kanë votuar.
Në këto zgjedhje konkurrojnë 94 subjekte politike, ku 32 prej tyre janë Parti politike, një koalicion, 35 iniciativa qytetare, e 26 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve që kanë aplikuar në këto zgjedhje është 4.920, ku 165 prej tyre do të jenë kandidatë për kryetarë komunash.
Zgjedhje zhvillohen në 38 komuna përfshirë edhe ato në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe.
Numri i qendrave të votimit në të gjithë Kosovën është 883 me gjithsej 2 mijë e 477 qendra votimi.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, e cila tregon për numrin e votuesve brenda dhe jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale 2021.
Lista përfundimtare e votuesve për Zgjedhjet Lokale 2021 përmban 1 milionë e 885 mijë e 448 emra të votuesve, apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021.
Në këto zgjedhje konkurojnë 94 subjekte politike ku 32 prej tyre janë Parti politike, një koalicion, 35 iniciativa qytetare e 26 kandidatë të pavarur.
Numri i përgjithshëm i kandidatëve që kanë aplikuar në këto zgjedhje është 4.920, ku 165 prej tyre do të jenë kandidatë për kryetarë komunash.
Edhe prokuroria e shtetit ka krijuar mekanizmat për një proces të mirëfilltë me mision mbrojtjen e votës së qytetarit.
Prokuroria ka njoftuar se ka 80 prokurorë kujdestar në 38 komunat e Kosovës ku nëse do të ketë keqpërdorim të votës, prokuroria dhe policia do të ndalojnë dhe arrestojnë qytetarët, por edhe ata që e mundësojnë këtë.
Po ashtu edhe policia ka krijuar urdhër-planin operativ në nivel vendi për mbajtjen e rendit dhe qetësisë për sigurimin e vendvotimeve, qendrave të votimit, sigurim dhe shpërndarje të materialit sensitiv me 3553 policë të cilët do të jenë të angazhuar në ditën e zgjedhjeve.
Edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka deklaruar se ka 35 gjyqtarë, kujdestar në nivel vendi do të jenë të angazhuar në ditën e zgjedhjeve.