KQZ: Lista Serbe nuk ka dërguar njoftim zyrtar për mospjesëmarrje në zgjedhjet e 21 prillit

Prishtinë | 09 Pri 2024 | 13:56 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot mbledhjen e radhës më ndryshe se herave tjera, kjo pasi kryetari Kreshnik Radoniqi dhe Alban Krasniqi ishin të kyçur online. Me të gjitha votat pro u bën disa ndryshime në rendin e ditës të propozuara nga Arianit Elshani, raporton Ekonomia Online.

Si pikë e parë u bë miratimi i procesverbalit 20/21.

Ndërkaq për Aktivitetet e sekretariatit u tha se janë dërguar ftesa për komunat në veri, duke thënë se janë dërguar disa ftesa për anëtarë të KQZ-së në katër komuna. Raporti i punë së grupit të zgjedhjeve u tha se ka afatin për dërgesë në kuvend deri në fund të muajit prill.

Sami Kurteshi pyeti se pse lista serbe të tërhiqet nga zgjedhjet a ka ndonjë arsyetim, pa e njoftuar zyrtarisht KQZ-në?.

Ndërsa anëtari tjetër i këtij komisioni Ibrahim Selmonaj ka pyetur se “a kemi plan veprimi, për me funksionalizu punën tonë pas afatit?”.

Kurteshi: Kjo është paradoks, subjekti politik s’ka dërguar letër me arsyetim ndërkaq ne duhet ti dërgojme të njëjtit subjekt, kujt i dërgohet, lista serbe është tërheq apo s’ është tërhequr?

Në pikën radhës: aktivitet e zyres, u miratuan me rë gjitha votat peo ku u tha se nga

1 -15 prill është afati kohor për akreditim dhe zyrja i rekomandon të miratoj kërkesat e vëzhguesve 4 aplikueseve për vëzhgim procesi.

Tutje gjatë kësaj mbledhje u bë rekomandimi i rritjes së numrit të votuesve për vendvotim nga 750 në 950 për shkak të trendit të daljes së votuesve, kufizimi i shpenzimeve të zgjedhjeve. Lista përfundimtare e votuesve u votua me 10 vota pro, një abstenim.

Shqyrtimi i procedurës për përdorimin e kamerave në vendvotime u miratua me 10 vota pro, me një abstenim.

Ndërsa shqyrtimi i njoftimeve për informim publik për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut u miratua po ashtu.

Me daten 11 u vendos mbajtja e mbledhjes së re.

Të ngjashme