Kreu i FFK-së, takohet me selektorin Foda

Prishtinë | 22 Maj 2024 | 14:00 | Nga Ekonomia Online



Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi të mërkurën ka pasur një takim me selektorin Franco Foda dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në njoftimin e FFK-së, thuhet se në këtë takim u diskutua për kampin e ardhshëm të ekipit kombëtar, i cili do të mbahet në muajin qershor, si dhe për përgatitjet sa më të mira për edicionin e ri të Ligës së Kombeve që nis në muajin shtator.

Kreu i FFK-së, i dha mbështetje të plotë elektorit Foda dhe shtabit të tij teknik, ndërsa theksoi rëndësinë e përgatitjes sa më të mirë për kampin e qershorit, që e vlerësoi si mundësi për të konsoliduar ekipin për duelet e Ligës së Kombeve.

Ademi insistoi se ky vit do të jetë shumë i rëndësishëm për Kombëtaren e Kosovës dhe kërkoi nga trajneri Foda e lojtarët që të japin maksimumin për të arritur rezultatet e kërkuara. Shtoi se me punë të përbashkët dhe përkushtim të plotë, ekipi mund të arrij objektivat dhe të bëjë krenarë tifozët “Dardanë”.

Në anëm tjetër, selektori Foda falënderoi kryetarin Ademi për mbështetjen dhe besimin e treguar, duke shtuar se ai dhe ekipi i tij janë të përkushtuar në arritjen e sukseseve dhe për të bërë më të mirën me Kombëtaren e Kosovës.

Të ngjashme