Kreu i Rahovecit kërkon mbështetjen e ministrive për Zonën Ekonomike

Prishtinë | 30 Qer 2018 | 13:47 | Nga

Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, të premten, ka shprehur qëndrimin se vendimi i Qeverisë së Kosovës për krijimin e Zonës Ekonomike në Rahovec, është një prej vendimeve më të rëndësishme për perspektivën ekonomike të kësaj komune.

Ai ka mbajtur një konferencë për media, ku ka folur lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për krijimin e Zonës Ekonomike, mbi fshatin Opterushë të kësaj komune. Me këtë rast ka theksuar se kjo vendimmarrje po përmbush një kërkesë të kamotshme të bizneseve të Rahovecit, për një hapësirë të lirë, ku do të zhvillohen veprimtari të ndryshme ekonomike, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas njoftimit të Zyrës komunale për informim, Latifi u ka bërë thirrje edhe ministrive të linjës që të bashkëpunojnë me Komunën e Rahovecit për ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme në këtë Zonë ekonomike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme