Krijohet Komiteti për Autostradën Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë

Prishtinë | 28 Pri 2017 | 12:26 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme miratoi vendimin për krijimin e Komitetit Drejtues Ndërministror për Zhvillimin e Projektit “Autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë”.

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, theksoi se zhvillimi i kësaj autostrade paraqet një projekt me rëndësi në rrjetin infrastrukturor.

“Ky drejtim rrugor lidhet me drejtimet kryesor rrugore të Evropës Juglindore, Autostradën 6 Prishtinë-Hani i Elezit dhe Autostradën 7 Morinë- Merdar, si dhe me korridorin e 10 në Serbi. Ministria e Infrastrukturës është në fazën përfundimtare të përgatitjes së dokumentacionit të nevojshëm për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë”.

Zharku ka treguar poashtu se pse është i rëndësishëm krijimi i këtij Komitetit.

“Duke marrë parasysh përvojat gjatë implementimit të projekteve të ndërtimit të autostradave R-6 dhe R-7 gjatë implementimit të projekteve strategjike, rëndësinë e vendimmarrjes dhe miratimit të dokumenteve teknike e financiare dhe procedurave, me qëllim të koordinimit të aktiviteteve është i domosdoshëm që gjatë implementimit të ndërtimit të Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë të formohet Komiteti Drejtues Ndërministror, në përbërje të ministrit të Infrastrukturës –kryesues, ndërsa anëtarë të këtij komiteti do të jenë edhe ministri i Financave, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor”, ka thënë ai.

Të ngjashme