Krishtlindjet mund të jenë “problematike” pasi Covid-19 nuk ka mbaruar

Prishtinë | 04 Nën 2021 | 11:28 | Nga Ekonomia Online

Krishtlindjet mund të jenë “problematike”pasi pandemia e COVID-19 nuk ka mbaruar në Mbretërinë e Bashkuar, paralajmëroi të mërkurën një zyrtar kryesor shëndetësor britanik.

Zëvendës-shefi i mjekësisë në Angli, Jonathan Van-Tam i tha BBC-së: “Krishtlindjet, dhe në të vërtetë të gjithë muajt më të errët të dimrit, potencialisht do të jenë problematike. Dhe unë mendoj se gjërat që vërtet do ta përcaktojnë këtë janë, para së gjithash, sjelljet njerëzore dhe kujdesi gjatë muajve të dimrit, por veçanërisht në dy muajt e ardhshëm nëse jeni duke folur për Krishtlindjet, kështu që ka të bëjë se sa të kujdesshëm jemi, tjetra është se sa mirë shkojnë programet e vaksinimit”.

Ai kërkoi kujdes pasi pandemia ‘nuk ka mbaruar’ dhe ‘disa muaj të vështirë’ do të vijnë në dimër, duke theksuar se vaksinat janë shumë të rëndësishme.

Të dhënat e qeverisë të publikuara të mërkurën treguan se 41,299 raste të reja me COVID-19 u raportuan në 24 orët e fundit, një rënie e lehtë pas disa ditësh rritjeje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në mbi 9.1 milionë. Me 217 vdekje të regjistruara gjatë ditës së kaluar, numri i përgjithshëm i viktimave të shkaktuara nga koronavirusi ka arritur në 141,181.

Mbi 50 milionë njerëz të moshës 12 vjeç e lart kanë marrë dozat e tyre të para të vaksinës, që përbën 87.1% që nga 2 nëntori, ndërsa mbi 45.7 milionë njerëz janë imunizuar plotësisht me dy doza.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme