Kroaci: Shtetasi çek tentoi të kontrabandojë katër kosovarë

Prishtinë | 25 Pri 2023 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Katër kosovarë kishin tentuar të hynin në territorin e Kroacisë në mënyrë ilegale.

Policia kroate e kishte ndaluar një veturë me targa të Çekisë.

Rasti ka ndodhur të hënën më 24 prill, në autostradën A3 në Srenada.

Brenda veturës ishin hasur një shtetas çek i moshë 37-vjeçare dhe katër kosovarë të moshës 26,27,44 dhe 50 vjeç.

Sipas njoftimit të policisë, ishte konstatuar se shtetasi çek me marrëveshje me një person tjetër, kishte tentuar që të ndihmonte personat nga Kosova të hynin brenda territorit kroat.

Por, destinacioni i tyre final ishte Italia.

Ndaj personave të përfshirë autoritetet kroate do t’i nisin hetimet, dhe ndaj tyre do të ndiqen procedurat penale dhe administrative

Të ngjashme