Kroacia në kërkim të shkëlqimit

Prishtinë | 09 Kor 2018 | 10:04 | Nga

E ka përvojën, ka talente dhe nuk ka dyshim se edhe shpirtin e luftarak. Por diçka ende po mungon në skuadrën e Kroacisë që ka arritur për herë të dytë në histori të saj në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Kroacia është bërë vetëm përfaqësuesja e dytë që ka fituar dy herë rresht në ekzekutim të penalltive në Kupën e Botës, duke shkuar hapave të Argjentinës të Botërorit 1990, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Kroacia të shtunën në çerekfinale të Botërorit mposhti nikoqiren Rusinë pas penalltive me shifrat 4:3, ndërsa në 1/8 e finales e kishte eliminuar pas penalltive Danimarkën.

Mirëpo asnjëra nga ato performanca nuk kanë qenë bindëse siç pritet nga një kandidate për titull të botës. Po ashtu, nuk kanë justifikuar kualitetin e përbërjes së Kroacisë, që padyshim është një prej më të talentuarave në Rusi.

Katërmbëdhjetë anëtarë të skuadrës janë në pesë ligat më të forta në Evropë – Angli, Spanjë, Itali, Gjermani e Francë – përfshirë këtu dyshen Luka Modriq e Mateo Kovaçiq që luajnë te Real Madridi, Ivan Rakitiq te Barcelona e Mario Manxhukiq te Juventusi.

Kur Kroacia bindi në fazën e grupeve duke fituar nëntë pikë nga tri ndeshjet, ajo vërtet u duk si kandidate serioze.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme