Kryeministër shkarkoje këtë këshilltar

Prishtinë | 25 Pri 2020 | 11:46 | Nga Granit Shosha

…sepse ai me deklaratën e tij i hapi plagët, ktheu lotët në sytë e nënave të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.

Është shumë e vërtetë që gjatë luftës së fundit në Kosovë kam qënë i vogël dhe pak mbaj mend nga ato vite. Por asesi nuk mund ta harrojë momentin kur forcat serbe hynë në shtëpinë time.

Në ato momente unë isha në krahët e babait tim.

Forcat serbe egërsisht e pa fije humaniteti me dhunë me patën larguar nga krahet e babait tim.

Nën tytën e armës e marrin babain, bashkë me axhallartë ndërsa unë mbeta në oborr duke qajtë.

Ishte moment i vështirë për ne. Nuk e dija a do ta shija më babain tim. Lutjet e mia të përditshme ishin zot kthema babin.

Emrin e UÇK, për herë të parë e pata dëgjuar nga Gjyshja ime, e cila më thoshte “mos qajë djali jem mos ke frikë neve na mbron UÇK-ja”. Ata e gjejnë edhe babain dhe do ta sjellin në shtëpi…

Nga ai moment unë emrin UÇK nuk e largoja nga mendja, dhe këdo që e takoja u thosha: “UÇK-ja mu tash kan me ma pru babin, tash, tash vijn ata…”

Dhe ashtu deshi Zoti të ndodhë. Babi im u kthye së bashku dhe me shumë civilë të tjerë të lagjes time…

Pas luftës me kalimin e viteve, atëherë kur fillova ti kuptojë gjërat më mirë, mësova më shumë për luftën, mësova që shumë njerëz të lagjës time, burra, gra, fëmi e njerëz me nevoja të vëqanta dhe jo vetëm në lagjen time por në krejtë Kosovën ishin torturua, me orë të gjata e ditë të tëra e në fund edhe janë vrarë nga forcat serbe. Shumë shok kanë mbetur pa babë sepse ata kishin vendosur që jeten e tyre tia falin kësaj toke e të na mbrojnë neve. Kishin veshur uniformën e UÇK-së e kishin kapur armën, e para së të niseshin për luftë nga prindërit e tyre kishin kërkuar hallallin.

ATA dhanë jetën që sot UNË dhe TI të jetojmë në liri, ndërsa shokët e mi dhe fëmijë të tjerë të luftëtarve të UÇK-së jetojnë me mungesën e Prindërit të tyre, por edhe pse nuk i kanë prindërit ata kanë krenarinë që prindërit e tyre ranë në altarin e lirisë.

Prandaj kryeministër vepro, largoje dhe distancohu nga deklaratat e këshilltarit tënd, sepse ai mbrëm me deklaratën e tij ka hapur plagët e të gjitheve, ka rikthyer lotët në syt e nënave dhe baballarve të dëshmorve dhe invalidvë të luftës, ka rikthyer lotët në sy të grave dhe burrave e fëmijëve të dëshmorve dhe dëshmoreve të kësaj toke që themel kanë gjakun e tyre.

Lavdia u takon atyre, neve na takon respekti ndaj tyre.

Të ngjashme