Kryenegociatori serb deklarohet nga Brukseli: Nuk ka marrëveshje

Prishtinë | 18 Gus 2022 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkovic, ka thënë se nuk ka asnjë marrëveshje, prandaj nuk do të ketë as deklarim nga presidenti serb, Aleksander Vucic, shkruan Gazeta Metro.

“Nuk ka asnjë kompromisi dhe asnjë marrëveshje, jemi përpjekur për të gjetur një kompromis ” tha Petkovic.

Ai tutje ka shtuar se Vucic do të qëndroi edhe për pak në Bruksel, ndërsa ka bërë të ditur se ai do i adresohet popullit serb sonte ose nesër dhe do të jetë  adresimi me i rëndësishmi për kombin, siç potencoi ai para mediave

Të ngjashme