Kryeprokurori i Arabisë Saudite do të shkojë në Stamboll për të hetuar rastin e Khashoggit

Prishtinë | 28 Tet 2018 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Avokati i Përgjithshëm i Arabisë Saudite ka planifikuar të shkojë në Turqi për të zhvilluar bisedime me hetuesit për vrasjen e Khashoggit.

Turqia ka thënë se prokurori i Arabisë Saudite , Saud al-Mojeb, pritet të diskutojë gjetjet më të fundit me hetuesit turq.

Nuk ka pasur njoftime nga sauditët lidhur me vizitën, e cila vjen vetëm pas pak ditësh pasi drejtori i CIA-s, Gina Haspel, ishte në Turqi për të shqyrtuar provat përpara se të informonte presidentin e ShBA-së.

Turqia po kërkon ekstradimin e 18 sauditëve të paraburgosur në Arabi, në lidhje me vrasjen e 2 tetorit, raporton Al Jazeera.

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite dukej se po refuzonte këtë nocion në komentet që bëri të shtunën, duke thënë se do t’i çonte para drejtësisë pas përfundimit të hetimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme