Kryetari i Ferizajt flet për gjendjen e të lënduarve nga shpërthimi

Prishtinë | 05 Jan 2021 | 17:32 | Nga Ekonomia Online

Rreth orës 15:00 sot gjatë ditës ka ndodhur një shpërthim i bombolës së gazit në qytetin e Ferizajt. Deri më tani 44 persona janë konfirmuar të lënduar, teksa 14 të tjerë që janë në gjendje më të rëndë janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu në një lidhje direkte në T7, ka dhënë detaje për shpërthimin që ndodhi sot në Ferizaj.

Ai tha se sipas hetimeve të para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë e gazit.

Aliu në T7, deklaroi se t prej të lënduarve janë në gjendje shumë të rëndë.

“Shpërthimi i fuqishëm që sot ndodhi solli lëndime trupore për 42 persona që ishin në restaurant dhe jashtë tij. 13 janë duke u trajtuar në QKUK dhe disa prej tyre janë futur edhe në operim. 13 pacientët që janë dërguar në QKUK, janë në gjendje të rëndë e 7 prej tyre në gjendje shumë të rëndë. Pjesa e pacientëve që janë në Spitalin e Ferizajt janë në gjendje më të lehtë dhe kanë gjendje më të përballueshme nga lëndimet që i kanë marrë”, ka thënë Aliu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme