Kryetari i Zagrebit vdes pas një infarkti

Prishtinë | 28 Shk 2021 | 21:46 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur në moshën 66-vjeçare kryetari i Bashkisë së Zagrebit, Milan Bandiq, pas një sulmi në zemër.

Lajmi për vdekjen e kryebashkiakut të Zagrebit, Milan Bandiqit, u bë i ditur nga autoritetet zyrtare të qytetit në orët e hershme të së dielës.

“Me pikëllim të thellë, ne informojmë bashkëqytetarët tanë, bashkëpunëtorët, miqtë, Zagrebin dhe publikun kroat, se papritmas, sot, 28 shkurt, në moshën 66 vjeç, kryetari i qytetit të Zagrebit, z. Milan Bandiq, vdiq nga një sulm në zemër”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme