Ktheheshin nga dasma, familja shuhet në aksident

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 10:25 | Nga

Tre pjestarë të një familjeje kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti, teksa ishin duke u kthyer nga një dasmë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës në afërsi të fshatit Varibop, në aksin rrugor Levan- Tepelenë, ku mjeti tip “Suzuki” kishte rënë në kanal.

Makina u gjet vetëm mëngjesin e sotëm, dhe mësohet se viktimat, dy meshkuj dhe një femër, janë pjesë e familjes Murataj nga fshati Kute e Mallakastrës.

Ngjarja mund të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit teksa kanë qenë duke u kthyer nga ceremonia.

Policia vijon hetimet për shkaqet e aksidentit, dhe identifikimin e plotë të viktimave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme